Forca e Re Demokratike uron Krishtlindjet
Prej tvteuta24 December 2018
MESAZH URIMI ME RASTIN E FESTËS SË KRISHTLINDJEVE Festat fetare tek populli ynë gjithherë kanë qenë ngjarje që na kanë bashkuar. Si çdo vit edhe sivjet, kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqës, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës midis popujve. Të shpresojmë se Krishtlindjet e tjera do të na gjejnë më mirë, më të bashkuar, më të begatë, më të vendosur në ndërtimin e shoqërisë sonë. Të gjithë besimtarëve shqipëtar të fesë katolike, anembanë botës që festojnë këtë natë të shenjtë Gëzuar Krishtlindjet. Ju dëshiroj shëndet, mbarësi, paqë dhe lumturi në jetën tuaj. Uroj që Krishtlindjen ta kaloni në atmosferë tolerance, paqëje dhe dashurie me familjet tuaja. Për shumë mote, Gëzuar!