Forca e Re Demokratike: Mesazh ngushëllimi për aksidentin tragjik në Maqedoninë e Veriut
Prej tvteuta15:59, 14 Shkurt 2019
Me rastin e aksidentit tragjik të ndodhur dje në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast humbën jetën 14 persona, mesazh ngushëllimi ka dërguar Forca e Re Demokratike. “Në emrin tim personal dhe në emër të Forcës së Re Demokratike, u shpreh ngushëllime të thella familjarëve, të afërmeve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët sot po përjetojnë momente të dhimbshme. Gjithashtu të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë.”, thuhet ndër të tjera në urimin e nënshkruar nga kryetare Nazif Cungu.