Aktuale Më shumë

Forca e një filxhani të kafesë

Prej tvteuta18:51, 23 Dhjetor 2021

Forca e një filxhani të kafesë.

Janë të mrekullueshme ato ditë qe na zgjon aroma e kafesë. Besojmë që mes juve ka nga ato që këtë festë të shqisave e përjetojnë çdo ditë. Poashtu jemi të sigurt që shumë nga ne ashtu të përgjumur trokasim në tavolinë mezi duke pritur që uji të vlojë. Ngushëllohemi me faktin se vetë përgaditja na jep një ndjesi të veçantë.

Besojme që nuk jemi gabim – gjysma e punës qëndron te përgaditja. Të hollë, të fortë, “një maje luge” apo “dy lugë të plota”, me shkumë apo pa shkumë… Siç kuj i pëlqen.

Edhe pse tashmë të gjithë e pini kafenë tuaj të preferuar, çfarë mendoni për diçka të re? Një mishellë e re, për një ritual të vjetër.

Kompanija “ProCaffe” nga Ulqini tashmë vite me radhë është sinonim për kafe esspres. Duke ditur se janë entuziastë të kësaj pije gjallëruese, nga kompanija kanë vendosur që  klijentëve të vet ti ofrojnë kafenë nga e cila kemi filluar të gjithë – Kafenë TRADICIONALE.

Edhe me kafenë tradicionale është 50 % si përgaditet dhe si pëlqehet. Po gjysma tjetër? Aty plotësisht mbështetemi në kualitetin e çdo kokrre. Dhe për këtë arsye, kafeja tradicionale e prodhuar nga “ProCaffe” është e veçantë.

Të prodhuara  nga plantacione të verifikuara, mishella karakteristike përbëhet nga katër lloje të kokrrave të Arabikës dhe Robustës të seleksionuara nga profesionistë të fushës. Kur e pini kafenë shijoni ëmbëlsinë aromatike, vlerat dhe shijen e përsosur duke u falenderuar kokrrave të Arabikës. Nga ana tjetër shija e fortë dhe e mprehtë e kafesë vjen si rrjedhojë e prezencës të Robustës. Me anë të dozimit të saktë, kafeja TRADICIONALE ka një gërshetim të veçantë të shijes dhe aromës që e karakterizon.

Ketu mbaron vemendja specifike kokërr për kokërr. Duke iu falenderuar mënyrës të veçantë të pjekjes me anë të ajrit të nxehtë, çdo kokërr arrin të ruaj formën e saj natyrore. Pas pjekjes, kafeja bluhet në mulli të bërë jo më pak se nga guri natyror me origjinë të verifikuar. Shtrohet pyetja përse është e rëndësishme kjo? Duke iu falenderuar këtyre gurëve, të përpunuar në mënyrë tradicionale, arrihet të mirëmbahet temperatura adekuate dhe kafeja gjatë bluarjes arrin të ruajë aromën më të përsosur dhe fiton atë që më së shumti vlerësojmë, trashësinë, teksturën kremoze, shijen dhe energjinë e veçantë.

Investimi në çdo hap të prodhimit, investimi në çdo kokërr, të dashuruarve pas kafesë në treg i sjellim një prodhim të kualitetit të lartë dhe diçka që vlerësohet dhe punohet me dashuri.

Këto janë pikërisht arsyet që kafeja Tradicionale e prodhuar nga “ProCaffe” të jetë kafeja juaj e parë e mëngjesit. Por jo vetëm kaq, edhe çdo filxhan i ardhshëm. Ajo që do ju ndihmojë për tu zgjuar dhe filluar ditën, ajo që mee kënaqësi do ta ndani mbas buke me familjarë, shoqëri dhe kolegë, e sigurisht ajo që do ju ndihmojë të çlodheni çdo mbrëmje. Poashtu ajo do të jetë aty kur të prisni e përcillni mysafir gjatë festave dhe pushimeve, do ju ndihmojë të gjeti vetveten pas momenteve të dëfrimit si dhe ajo që do ju ngrohë trupin e shpirtin gjatë ditëve të ftohta.

Në fund, dëshirojmë të cekim që kualiteti kurrë nuk vjen rastësisht. Kualiteti është prodhim i qëllimeve të larta, përkushtueshmërisë, zgjedhjeve të menduara paraprakisht dhe shumë kohës të dedikuar për të arritur atë që dëshirohet. Siç është një fjalë e vjetër:

 

Kokërr për kokërr, TRADICIONALE!

 

/Përmbajtje promocionale.

  • 1

    Radio