Aktuale Më shumë

FORCA: 14-vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Prej tvteuta14:45, 17 Shkurt 2022

E nderuara zonja Presidente Osmani,

 

Në emrin tim dhe në emër të Forcës së Re Demokratike, me kënaqësi të veçantë ju përcjell juve dhe përmes jush të gjithë popullit të Kosovës, urimet më vëllazërore për 14-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Rrugëtimi i gjatë drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës ishte mes shumë përpjekjeve e sakrificës sublime, luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, që u kurorëzua Republikë e Pavarur me 17 shkurt të vitit 2008.

Në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, përshëndes arritjet e jashtëzakonshme dhe të deritanishme të ndërmarra në shtet-ndërtimin e Kosovës dhe konsolidimin e institucioneve, si faktor kyç për paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në avancimin e aspiratave të palëkundura euro-atlantike.

Shpreh bindjen se maturia politike dhe përgjegjshmëria shtetërore e treguar gjatë viteve do të vazhdojnë në konsolidimin e institucioneve dhe shtetin e së drejtës, e në një kohë të afërt liberalizimin e vizave dhe procesin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Me urimet më vëllazërore në këtë 14-vjetor të Republikës, e nderuar Zonja Presidente ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

 

Sinqerisht,

Kryetar i Forcës së Re Demokratike
Genci Nimanbegu

  • 1

    Radio