FOCUS: Deklarata e Ulqinit per parandalimin e mbeturinave detare(video 22.01.2020)
Prej tvteuta20:28, 28 Janar 2020
Në mbërojtje të natyrës
Si çdo të mërrkurë mbrëma ne ora 20.30 në ekranin e TV Teuta ne emisioni Focus nën drejtimin e Ilmira Likës trajtohen tem ate ndryshme që prekin qytetin tonë. Tema e emisionit të radhes ishte Nënshkrimi i Deklaratës së Ulqinit për Parandalimin e Mbeturinave Detare.
Të pranishëm
në studio për diskutim rreth kësaj teme ishin z.Hermann Plumm drejtor i
programit, z.Loro Nrekiq, kryetari i Komunes se Ulqinit, z. Kristo Kico kryetar
i Bashkise se Finiqit, z.Ermal Paci nenkryetar i Bashkise se Lezhes dhe Gavrosh
Zela kordinatorë I projektit.
Hermann Plumm drejtor I programit tregon
se”projekti është I financuar nga Gjermania dhe I miratuar në vitin 2017 për mbështetje të vendëve ballkanike me një
buxhet prej 4,5 milion euro“. Kordinatori
Gavrosh Zela shprehet që projekti në fjalë ka tre pika kyçe “bashkpunimi
rajonal në mes komunave , mbështetje e parandalimit të mbeturinave dhe masat që
duhet të merren për parandalimin e mbeturinave”. Ai shtonë se gjatë projektimit
të planit janë diskutuar”cfarë masash duhet të merren dhe cilat nga këto ide duhet
zhvilluar”.