FMN sugjeroi heqjen e kompensimeve për nënat?
Prej tvteuta22 February 2017
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar  qëndroi sot për vizitë në Mal të Zi, dhe me këtë rast i ka sugjeruar Qeverisë që të heq kompensimet për nënat me tre  ose më shumë fëmijë, shkruajnë disa nga mediat e vendit . Mali i Zi nuk ka një marrëveshje me FMN-në, dhe rekomandimet e kësaj organizate  nuk janë të detyrueshme për vendin tonë. Ekipi i ekspertëve, të cilin Qeveria e ka angazhuar për  të shqyruar të gjithë aspektet e Ligjit për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, thuhet se do t’i propozojë Qeverisë jo vetëm që të mos kthejë tarifat e mëparshme, por edhe heqjen e plotë të tyre. Në deklaratën e Qeverisë pas takimit me delegacionin, nuk përmendet sugjerimi për heqjen e kompensimeve por konfirmohet se zevendëskryeministri Millutin Simoviq ështpë takuar me delegacionin e FMN-së në kuadër të proceseve të rregullta.