Sociale

Sociale Më shumë

Fluks i madh në pikën doganore Muriqan-Sukubinë

Prej tvteuta18 April 2017

Festa e Pashkëve që këtë radhë festonin së bashku besimtarët e Krishterë dhe Ortodoks kanë sjellë edhe shtimin e fluksit të madh në pikën kufitare doganore  Muriqan –Sukubinë .Radhë të gjata deri afro një kilometër nga dy anët e kufirit, janë evidentuar nga dita e enjtes së javës së kaluar deri ditën e djeshme. Drejtori i Organizatës turistike Fuad Haxhibeti deklaroi se ka njohuri për këtë gjendje që nuk është aspak e pëlqyeshme, por sipas tij në këtë pikë kufitare janë përforcuar kontrollet. Ai shprehet se do të angazhohen që gjatë festës së  të 1 Majit të mundësohen lehtësime gjatë hyrjes dhe daljes në doganë. “Nuk guxojmë  që mysafirët e parë të shkojnë me përshtypje të keqe,kjo do ishte një reklamë e keqe për turizmin tonë.”, thotë Haxhibeti. Nga data 1 deri më 17 prill në këtë pike kufitare kanë qarkulluar  80,616 udhëtarë,ndërsa 23,466 automjete. Ky është një trefishim i numrit , si në hyrje për në Shqiperi ashtu dhe në dalje. Pritjet e qytetarëve kanë variuar nga 1 deri në 2 orë, ndonëse është punuar me kapacitet të plotë, 6 sportele në piken kufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Nga festat e Pashkëve ka përfituar edhe qyteti ynë ,sepse gjatë periudhës nga 1 prilli deri me 17 prill në komunën e Ulqinit janë regjistruar 12 mijë buajtje,që është 12% më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kohore shprehet drejtori I Organizatës Turistike ,Fuad Haxhibeti. Sipas zyrtarëve në këtë pike doganore vonesat që krijohen gjatë kontrolleve, lidhen sidomos për shkak se ka një intensitet të shtuar të masave për lëndët narkotike, por edhe sulmet terroriste, pasi ditët festive mund të shfrytëzohen. Pritjet e gjata në kolona të pa fund janë zhgënjimet e para të mysafirëve,zhgënjimi I dytë vjen rruga rajonale nga Krytha deri në Ulqin,që çdo gjë mund të jetë ,por jo rrugë me parametra të nevojshme për një qarkullim të sigurtë. Për rëndësinë e kësaj rruge më së miri flet fakti se gjatë vitit të kaluar në vendkalimin kufitar Sukubinë – Muriqan kanë  qarkulluar më shumë se 3 milion turistë.Rikujtojmë që faza e tretë e këtij aksi rrugor është dashur të fillojë në vitin 2012,ashtu premtoi  atëherë edhe ish kryeministri i Malit të Zi Igor Llukshiq në hapjen solemne të deponisë sanitare.