Fluks i madh në pikën doganore Muriqan-Sukubinë
Prej tvteuta24 April 2017
Nga data 21 deri më 23 prill në pikën kufitare Sukubinë – Muriqan kanë qarkulluar 17,626 udhëtarë,ndërsa 4.441 automjete. Fluksi i madh ndikoi në radhët tejet të gjata, dhe pritjet deri në dy orë, ndonëse është punuar me kapacitet të plotë, 6 sportele në piken kufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Sipas zyrtarëve në këtë pike doganore vonesat që krijohen gjatë kontrolleve, lidhen sidomos për shkak se ka një intensitet të shtuar të masave për lëndët narkotike.