Sociale Më shumë

Fluks i madh automjetësh. Mbi 6 orë pritje në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan

Prej tvteuta20:31, 20 Dhjetor 2020

Në pikën kufitare Sukubinë – Muriqan gjatë ditës së sotme ka pasur fluks të madh automjetesh. Rradha e automobilëve ka arritu deri në fshatin Selitë. Targat e automjeteve janë nga vende të ndryshme të europës çka tregonë qartë se janë mërgimtarët të cilët kanë ardhur në vendlindje për të kaluar festat e fundvitit. Fluksi i madhë por edhe procedura e kontrollit të paisjes me testet Covid kanë bërë që pritja për të kaluar kufirin të jetë edhe mbi gjashtë orë.  Ndërsa në orët e pasdites pritjes për të kaluar kufirin i është shtuar edhe një aksidet në mes dy automjeteve çka e komplikoi situatën edhe më shumë. Në vendngjarje shkuan policia dhe urgjenca ku fatmirësisht nuk pat të lënduar. Fluks i madh pritet edhe gjatë ditëve në vazhdim.

  • 1

    Radio