Sociale Më shumë

Flamuri trengjyrësh shfaqet edhe në Ulqin. Reagojnë shërbimet komunale

Prej tvteuta15:46, 13 Shkurt 2020

Ditën e djeshme në afërsi të hotelit Albatros në Ulqin u shfaq i ngjyrosur muri me flamurin trengjyrësh, i cili shste flamuri i dikurshëm i Malit të Zi. Kjo është publikuar ne faqen zyrtare të kishës ortodokse serbe të Ulqinit, “Pravoslavni Ulcinj”. Kohët e fundit Mali i Zi është duke u përballuar me protesta fetare që kanë filluar si kundërshtim i ligjit për Liritë dhe drejtat fetare dhe kanë marrë përkrahje edhe nga partitë pro-serbe. Në lidhje me ngjarjen TV Teuta kontaktoi kryeshefin e policisë komunale, Milazim Mustafa, i cili nuk pranoi të prononcohej në mënyrë direkte por tha se janë njoftuar me rastin se shërbimet komunale kanë marrë masat që ngjyrosja të fshihej.

  • 1

    Radio