Flamuri Kombetare ngritet ne Staten Island
Prej tvteuta17:39, 29 Nëntor 2019
Komuniteti shqiptar i Staten Island të New Yorkut SHBA, për herë të parë organizoj ngritjen e Flamurit Kombëtar në mënyrë ceremoniale. Flamuri këtë radhë është ngritur në gjysëm shtizë në nderim të viktimave nga termeti që ka rënë në Shqipëri.Inicjatori i ngritjes së Flamurit ishte aktivisti i njohur në SHBA z.Naser Nika, njëherit president i kompanis së spektakleve “Albis party” kurse organizimi është bërë nga shoqata “Rrënjë Shqiptare” me Presidenti Marko Kepin.Në ketë manifestim u bë edhe grumbullimi një sasie të madhe materialeve ndihmëse për të pastrehet në Shqipëri të goditur nga termeti. Në këtë manifestim i’u drejtuan të pranishmëve me fjalë përshendetëse z.Marko Kepi gjithashtu dhe kryetart e Sshoqatave shqiptare që veprojnë në Staten Island të NY. Për këtë manifestim nji falenderim i madh i shkon shoqatës “Kraja” kryetarit z.Dul Perashi të cilët ishin përkrahësit më të dalluar në komunitetin shqiptar në NY. Ngritja solemne e Flamurit Kombëtar do të bëhet çdo vit në këtë qendër me rastin e 28 Nëntorit. Gjithashtu shqiptaret e New Yorkut për vite me rradhë bëjnë dekorimin me Flamuj Kombëtar të bulevardit kryesor në Staten Island ,Hylan Boulevard.