Flamur Sella : Mungesë e fuqisë punëtore-pritet pëlqimi i ministrisë
Prej tvteuta15 June 2015
Nga data 15 qershor ka hyrë në fuqi urdhëresa e kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka për ndalimin e zjarrit në sipërfaqe të hapura që do të jetë në fuqi deri më 30 shtator të këtij viti, por edhe më gjatë nëse kushtet klimatike janë të tilla –deklaroi televizionit Teuta kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit Flamur Sella. Ai shtoi se këtë vit me kërkesën e tij në trupin koordinues për përcjelljen e sezonit turistik ka filluar të aplikohet më herët ndalimi i zjarrit në sipërfaqe të hapura, pasi që kushtet klimatike janë të tilla. “Këtë vit ballafaqohemi me problematikën e fuqisë punëtore pasi këtë vit 9 punëtorë e kanë lëshuar vendin e punës disa i kanë plotësuar kushtet për pension, ndërsa një numër i tyre ka shkuar në vendet perëndimore për të punuar, shprehet kryeshefi Sella, i cili të vetmen shpresë e sheh tek ministri i financave i cili pritet të jap pëlqimin për punësime të reja. Si zonat më të rrezikuar Sella përmend Malin e Bardhë, Limanin, dhe zonën e Pinjeshit, ndërsa si rreziqe potenciale për shpërthim të zjarrit deponitë e egra në Mal të Bardhë dhe Hije.