Sociale Më shumë

Flamur Sella: Jemi në gjendje gatishmërie, ekipet po punojnë në teren

Prej tvteuta13:46, 31 Janar 2015

Flamur Sella, kryeshefi i Shërbimit të  Mbrojtjes dhe Shpëtimit deklaroi për TV Teuta se ekipet e këtij institucioni janë në gjendje gatishmërije dhe po punojnë në terren duke i  pastruar rrugët e bllokuara nga stuhia e mbrëmshme. Sipas z.Sella pjesa më e dëmtuar ka qenë rruga e kripores nga e cila kanë mënjanuar mbi 30 selvia të cilat kanë bllokuar këtë aks rrugor. Nga rënja e një pishe të lashtë ishte i bllokuar edhe komunikacioni tek rruga e Albatrosit te Belvederi. Intervenime ka pasur edhe në Mal të Bardhë, dhe në rrugën ” Nënë Tereza”, pikërisht në shtëpinë e pronarit Mollabeqiri ku era e fortë i ka zbuluar çatinë .

Nga Enti Hidrometeorologjik kumtojnë që cikloni është qetësuar ku rrezikshmëria ka kaluar me natën e mbrëmshme.

  • 1

    Radio