Sporti Më shumë

Fiton edhe Kupën e Gjermanisë/ Bayern “i pangopur”

Prej tvteuta21:59, 7 Korrik 2020

Bayerni është i pangopur këtë sezon përsa u përket trofeve. pas titullit të 8 kampion radhazi skuadra bavareze arriti të ngrejë edhe trofeun e Kupës së Gjermanisë dhe tani në shënjestër do të ketë Ligën e kampioneve për të plotësuar tripletën e titujve.

Në finalen e zhvilluar në Olimpiastadion të Berlinit, Bayerni iu imponua Bayer Leverkusen teksa e theu me rezultatin 4-2 për të fituar Kupën e Gjermanisë për të 20 herë në historinë e tij.

Bayerni nuk priti shumë për të marrë avantazhin e ndeshjes. Në minutën e 6, David Alaba ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi me të majtën duke mposhtur portierin Hradecky.

Dominimi i bavarezëve ishte total dhe pas 10 minutash ata gjetën golin e dytë me Gnabrin që u gjet mjaft mirë nga Kimmich për të çuar rezultatin në 2-0. në fillimin e pjesës së dytë Leverkusen u përpoq të reagojë, por Bayerni shënoi edhe golin e tretë me Lewandowskin pas një pasimi të gjatë të marrë nga Neuer sigurisht duke përfituar edhe nga një gafë e portiertit Hradecky që në mënyrë të pabesueshme nuk e ndali dot gjuajtjen e tij.

  • 1

    Radio