Sociale

Sociale Më shumë

Filluan punimet në rregullimin e rrugës Hafiz Ali Ulqinaku

Prej tvteuta4 October 2017

Në rrugën Hafiz Ali Ulqinaku që çon në Ranë, në vendin e njohur si “Plloça” , Komuna e Ulqinit ka financuar punimet që kanë për qëllim rregullimin e kësaj pjese mjaft të frekuentuar të qytetit. Punimet në këtë lokacion i vizitoi edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu. Kryetari Cungu u shpreh për Televizionin Teuta se  projekti që është duke u realizuar përfshin rregullimin e kësaj hapsire deri tani të pashfrytëzuar, ndërrimin e parmakëve, vendosjen e betonit të stapuar, ndriçimin modern LED, gjelbërimin përkatës si dhe vendosjen e ulësve.Punimet është duke i realizuar kompania Temko, dhe priten që ato të përfundojnë brënda një muaji. Mjetet për realizimin e këtij projekti arrijne shifren e rreth 50 000 eurove. Kryetari Cungu shtoj se kjo është vetëm faza e parë e projektit , pasi me tutje është parashikuar dhe rregullimi i anës së kundërt të kësaj zone. Gjithashtu do të realizohen edhe projekte të tjera të cilat do të përmirësojnë dukshëm infrastrukturen e qytetit.