Sociale Më shumë

Filluan punimet në rregullimin e qendrës së Shtojit

Prej tvteuta16:30, 13 Shkurt 2017

Punimet në rregullimin e qendrës së Shtojit filluan dhe pritet që të përfundohen deri përpara fillimit të sezonit turistik. Me planin e rregullimit të cilin e hartoi Agjensioni për zhvillim dhe ndërtim është paraparë rregullimi i qendrës, sanimi i terrenit, ngritja e nivelit të tokës, ndërtimi i vendparkimeve dhe rregullimi i parkut për këmbësorë. Realizuesi i projektit është Komuna e Ulqinit me anë të kontraktuesit NP “Veprimtaritë Komunale” ndërsa finansimi është siguruar nga fondi “Rockfeller Brothers”.

Kryetari Cungu tha që projektet e këtij lloji kontribojnë në përmirësimin e ofertës turistike nga njëra anë dhe ne ruajtjen e ambientit publik nga ana tjetër në çfarë edhe shtoi që projektet si projekti në fjalë do jenë të numërta gjatë këtij viti kalendarik. Kryetari i Bashkësisë lokale të Shtojit Viktor Makoviq ka vlerësuar projektin si më të nevojshmin duke marrë parasysh që pretendon të rregullojë qendrën e Shtojit në afat të gjatë kohor.

 

  • 1

    Radio