Fillon rindërtimi i rrugës Podgoricë-Tuz

Prej tvteuta17:00, 23 Nëntor 2019

Deri në fund të vitit tjetër Podgorica dhe Tuzi do të lidhen me një bulevard modern, njoftoi kryetari i Podgoricës Ivan Vukoviq. Ai shtoi se kanë filluar punimet në rindërtimin e rrugës që lidh kryeqytetin me Tuzin, pjesa e parë e të cilës do të përfundojë në gjashtë muajt e ardhshëm. Sipas Vukoviq, që kjo të arrihet do të duhet edhe përkrahja e Qeverisë së Malit të Zi, por ai nuk dyshon se kjo do të jetë problem. Sipas drejtorit të Drejtorisë për komunikacion, Savo Paraça, bulevardi drejt Tuzit do të jetë rrugë me katër korsi dhe ndriçim modern.

  • 1

    Radio