Sociale Më shumë

Fillon raundi i dytë i aplikimeve për programin e trajnimit profesional

Prej tvteuta16:26, 8 Dhjetor 2016

Për shkak të numrit të madh të kërkesave nga përdoruesit të cilët nuk kanë gjetur punëdhënësin, si dhe një numri të madh të vendeve të lira, në kuadër të Programit për trajnimin e personave me arsim të lartë , do të organizohet edhe raundi i dytë i aplikimeve, i cili fillon të premten më 9 dhjetor dhe do të zgjasë deri të martën me 13 dhjetor në ora  12,00.

Regjistrimi bëhet përmes portalit eUprava, dhe të drejtën për të marrë pjesë e kanë të diplomuarit universitar të cilët janë të regjistruar  por nuk kanë siguruar punëdhënësin në raundin e mëparshëm. Në raundin e parë janë shpallur 9,165 vende të lira, nga të cilët  5,342 në sektorin privat dhe 3,824 në atë publik. Të drejtë për trajnim profesional arritën 3,189 të diplomuar.

  • 1

    Radio