Fillon fushata “Një shekull luftë për të drejtat politike të femrave” në Mal të Zi
Prej tvteuta23:17, 24 Gusht 2019
Rrjeti politik I femrave në Mal të Zi përmes një video spoti të xhiruar me përfaqësueset e subjekteve politike, paralajmeron fushatën “Një shekull luftë për të drejtat politike të femrave” në Mal të Zi.
Fushatën do ta shënojnë një sere aktivitetesh me rastin e kërrkesave të Rrjetit politik të femrave që të avancohet legjislacioni zgjedhorë, pastaj të inkuadrohen disa norma me të cilat do të sigurohen parakushtet për realizimin e të drejtave politike të femrave, ndër të cilat janë edhe masat e obligueshme për pjesmarrjen e së paku 40% të femrave në listat zgjedhore, si dhe më shumë mjete finansiare për partitë të cilat kanë më shumë politikane të emëruara në poste.
Përkujtojmë se Kushtetuta e Malit të Zi garanton barazi në mes të meshkujve dhe femrave, e poashtu Mali I Zi është nënshkrues i një numri të madh të Konventave ndërkombëtare me të cilat është obliguar që të implementojë masa aktive për të siguruar barazi të plotë të qytetarëve dhe qytetareve, e poashtu në dokumentin kulmorë të zhvillimit strategjik të shoqërisë që është Strategjia nacionale e zhvillimit të qendrueshëm, I ka hartuar pikërisht këto qëllime.
Poashtu, të gjitha partitë politike në programet e veta politike dhe paraqitjet ditore para opinionit të Malit të Zi, fuqishëm përkrahin demokratizimin e shoqërisë, kurse numri më I madh I tyre u ka dhënë përkrahje të plotë propozimeve të Rrjetit politik të femrave në takimet e mbajtura në praninë e përfaqësuesve të lartë tëUNDP-së dhe Delegacionit të UE-së.
Kemi kënaqësi të ju prezantojmë spotin paralajmërues të RRPF-së për fushatën “Një shekull luftë për të drejtat politike të femrave” në Mal të Zi, thuhet ndër të tjera në kumtesën për media të këtij rrjeti.
Ndërkaq Rrjeti politik I femrave përmbahet nga përfaqësuese te 16 partive nga pozita dhe opozita në Mal të Zi dhe ka për qëllim ndikimin në formimin e politikave të cilat do të sjellin te krijimi I ambientit më të përshtatshëm shoqërorë si dhe masa dhe politika adekuate për arritjen e barazisë gjinore në Mal të Zi.
Me përkrahjen e Rrjetit politik t femrave, Mali I Zip o bën hapa të mëdhenj demokratik dhe po investon në të ardhmen e vet evropiane.