Rajoni/Bota

Rajoni/Bota Më shumë

Fillon Brexit

Prej tvteuta29 March 2017

Neni 50 që konfirmonte shkurorëzimin e Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian është dorëzuar sot në Bruksel – me kryeministren Theresa May që e cilësoi procesin si “pikë kthese” për vendin. Kryeministrja britanike është shprehur optimiste për Mbretërinë e Bashkuar, për të cilën ka thënë se “po e presin ditë të mira”. Ajo gjatë fjalimit të saj në Parlament konfirmoi se Sir Tim Barrow i ka dorëzuar kërkesën zyrtare Donald Tuskut, president i Këshillit Europian. “Ka filluar procesi i Nenit 50… në pajtim me popullin, Mbretëria e Bashkuar po braktis BE-në. Ky është një moment historik nga i cili nuk ka kthim prapa”, ka thënë May. Me këtë letër fillon procesi 2 vjeçar e që si rezultat Mbretëria e Bashkuar do të largohet nge Bashkimi Europian më 29 mars 2019.