Sociale Më shumë

Fillon aksioni i gjelbërimit të qytetit

Prej tvteuta7 April 2017

Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me NP,, Veprimtaritë Komunale,, në vazhdën e aktivitetëve në fushën e gjelbërimit të qytetit nënshkruan kontratën për mbjelljen e bimëve dekoruese të llojit “Fotinia”. Bimët dekoruese do të mbillen në bulevardin ,, Gj.K.Skenderbeu ” , në pjesë të bulevardit ,, Nënë Tereza” si dhe në pjesë të bulevardit “Mehmet Gjyli”. Projekti krahas  gjelbërimit të qytetit do shërbej edhe për mbrojtjen e qytetarëve, ku respektimi i vendkalimeve për qytetar do jetë i domosdoshëm, sepse ,, fotinia ” në një periudhë të shpejtë do krijojë  kurorën gjelbërues për gjatë gjithë shetitoreve të qytetit. Ky është bashkëpunimi dhe projekti i katër me rradhë për vitin 2017 ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe N.P.,, Veprimtari Komunale, , Parku publik në Qendër  të Shtojit, -Tregu i gjelbërt në Katërkollë, Ambulanca veterinare për azil të kafshëve (qentë) si dhe mbjellja e pemëve dekoruese ,,Fotinia “.