Fillojnë punimet në rrugën Ulqin-Krythë
Prej tvteuta16:01, 19 Shtator 2017
Kompania nga Danillovgradi “Metal-Alu Plast” ka filluar sjelljen e makinerive dhe punimet përgatitore në aksin rrugor Ulqin-Krythë.
Ndërtimi i kësaj rruge të shumëpritur ka një rëndësi të madhe ekonomike dhe turistike për gjithë komunën e Ulqinit, pasi do të mundësojë qarkullim më efikas drejt pikës kufitare në Sukubinë. Fillimet e punimeve i vizitoi edhe kryetari i Komunës Nazif Cungu, i cili për televizionin Teuta tha se ka besim në mbarëvajtjen e punimeve dhe kryerjen e tyre në kohë , e pse jo edhe para afatit të parashikuar. Gjatësia e rrugës është 13.3 kilometra, kurse vlera e punimeve rreth 6 milionë euro.