Aktuale Më shumë

Fillojnë përgatitjet për sezonin turistik

Prej tvteuta16:48, 26 Janar 2017

Sot në Komunën e Ulqinit u mbajtën dy takime të zyrtarëve të komunës me përfaqsuesit e agjensive turistike dhe hotelierëve  në lidhje me përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik. Kryetari Cungu i njoftoi pjesmarrësit me aktivitet që pushteti lokal po ndërmerr në këtë drejtim dhe kërkoi prej tyre sugjerime dhe kontribut që përgatitjet për sezon të jenë sa më të efektshme.

Pjesmarrësit në takim prezantuan shqetësimet e veta në lidhje me dukuritë shqetësuese që përsëritën gjatë sezoneve, sidomos ato që kanë të bëjnë me nevojat kryesore, siç janë furnizimi i rregullt me ujë, energji elektrike, dhe mungesa e vendeve të parkimit. Kryetari njoftoi se situata me energjinë elektrike ëshë përmirsuar dukshëm, kurse në punim e sipër është edhe plani për caktimin e zonave të parkimit në qytet. Cungu tha se në periudhën e ardhshme do të shqyrtohet nëse do të formohet ndërmarrje e posaçme për parkime apo do të shkohet në partneritet me sektorin privet.

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio