Fillojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re? LQ ABR dhe PSP kërkojnë që ministrat e tyre të qëndrojnë
Prej tvteuta18 December 2022

Pasi dje kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për Presidentin, mandatari, i cili ka mbështetjen e shumicës parlamentare, Miodrag Lekiq (Demos), tashmë mund të fillojë diskutimet për formimin e qeverisë së re, tha nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Lëvizjes për Ndryshime (PzP) Branka Boshnjak. Ajo për “Vijesti” tha se ky është shansi i tretë i mazhorancës elektorale që prej 30 gushtit 2020. “Nëse e shkatërrojmë ehde këtë mundësi për interesat tona të veçanta, atëherë nuk meritojmë më një mundësi të re. Interesi publik duhet të jetë para çdo gjëje dhe kështu do të jemi të pranueshëm për të gjithë dhe do të arrihet një kompromis”, tha Boshnjak, i cili është një nga propozuesit e Ligjit për Presidentin. Sipas informacioneve jozyrtare të “Vijesti”, tashmë kanë nisur bisedimet kryesisht mes liderëve të mazhorancës. Qarkullojnë zëra se LQ ABR dhe PSP kërkojnë që të gjithë ministrat e tyre aktualë të mbeten në qeverinë e re. Të hënën, shumica parlamentare votoi sërish për ndryshimin e Ligjit për Presidentin, të cilin Komisioni i Venecias e kishte kundërshtuar më parë dhe rekomandoi që të mos miratohej. Dekretin për shpalljen e Ligjit e ka nënshkruar pardje edhe presidenti Gjukanoviq, i cili po atë ditë është botuar në Gazetën Zyrtare. Ai në konferencën për media tha se nuk do ta ftojë Lekiq për konsultime, edhe pse ligji ia mundësonte diçka të tillë.