Aktuale Më shumë

Fillojnë bisedimet: Jokoviq nuk do në qeveri aleatët e DPS-it

Prej tvteuta17:49, 10 Mars 2022

Seanca e Kuvendit në të cilën pritet të votohet Qeveria e 43-të e Malit të Zi, kësaj radhe e pakicës, do të mbahet pas zgjedhjeve lokale në Berane dhe Ulqin, dhe programi dhe përbërja e saj të propozuar nga i mandatuari Dritan Abazoviq, do të arrijnë në parlament deri më 20 mars, ka mësuar portali “Dan” nga burime pranë partive të shumicës së re.

Burime të njëjta që kanë dashur të mbeten anonim, besojnë se nënkryetari i Kuvendit Strahinja Bullajiq do ta caktojë seancën e Kuvendit deri më 10 mars dhe nëse kjo nuk ndodh, do të kalojnë në opsionin rezervë që seancën ta caktojë një nga dy nënkryetarët e mbetur. Ata mendojnë se kjo është zgjidhje e drejtë sepse dy të tretat e deputetëve kërkojnë mbajtjen e seancës. Lidhur me këtë problem ka folur edhe nënkryetarja, Branka Boshnjak, e cila ka deklaruar se Bullajiq duhet të caktojë një seancë dhe se nëse nuk e bën këtë do të bëhet fjalë “për keqpërdorim individual”. Ndërkohë kanë filluar konsultimet intensive të nënshkruesve të Memorandumit të Bashkëpunimit dhe në to është kristalizuar një problem që do të duhet të zgjidhet shpejt. Partia Socialiste Popullore nuk dëshiron të hyjë në qeveri nëse përfshin Socialdemokratët dhe Partinë Socialdemokrate.

Këtë e ka konfirmuar disa herë kryetari i kësaj partie, Vladimir Jokoviq. Problem, sipas këtij portali, është se i mandatuari për kryeministër Dritan Abazoviq, dukes se ka bërë marrëveshje të caktuara me Socialdemokratët, gjegjësishta me kryetarin e kësaj partie, Damir Sehoviq. Qeveria e re, nëse formohet, deri tani mund të llogarisë në përkrahjen e 47 deputetëve, çka nuk mjafton për të arritur qëllimet e premtuara. Për të arritur në 49, duket se do të tentohet të arrihet ndonjë marrëveshje eventuale me Lëvizjen për Ndryshime, e cila, të paktën deklarativisht, është krahu më konstruktiv i Frontit Demokratik.

  • 1

    Radio