Aktuale Më shumë

Filloj Bird Salt People:FEST, mundësi e mirë për promovimin e Krypores së Ulqinit

Prej tvteuta19:54, 29 Gusht 2022

I dyti me radhë, Bird Salt People:FEST, kushtuar Parkut të Krypores në Ulqin, po mbahet  nga 26 gushti deri më 16 shtator 2022. Organizuar nga Shoqata MSJA-Dr. Martin Schneider-Jacoby Ashtu si vitin e parë, edhe sivjet Festivali ka për qëllim promovimin e zonave të mbrojtura me fokus në Parkun Natyror të Kryporës në Ulqin. Njëkohësisht, BirdSaltPeople:FEST-i i dytë shërben për pasurimin e ofertës turistike të Ulqinit, pra Malit të Zi. Programi është i larmishëm dhe tregon mundësitë që ofron kjo hapësirë.

“Me vetëdije e organizuam manifestimin në disa segmente dhe në fundjavë që përveç turistëve që e vizitojnë Ulqinin, të mund të marrin pjesë edhe qytetarë nga qytetet fqinje nëse janë të interesuar. Çdo fundjavë ka temën e vet, ka diçka për të gjithë”, thotë Zenepa Lika, drejtoreshë ekzekutive e MSJA.

Njëkohësisht ky festival i kushtohet edhe të ndjerit Dr. Martin Schneider-Jacoby dhe kontributin dhe punën e tij të palodhshme lidhur me hapësirën unike dhe të pasur që është Kryporja.

Nata e parë , u hapë me koncertin e Orkestrës së të rinjëve të Malit të Zi.

 

Përveç pjesës muzikore, festivali përfshin edhe vëzhgimin e shpendëve, “Ditët e tregut në Kriporën e Ulqinit” me prezantimin e shijeve vendore, produkteve dhe punimeve artizanale, ekspozita, punëtori, shfaqje të dokumentarëve, si dhe një mbrëmje donatorësh.

 

Festivali do të zgjasë deri më 16 shtator dhe në kuadër të tij do të zhvillohen aktivitete të ndryshme për promovimin e Kripores së Ulqinit, ekologjisë, kulturës dhe zakoneve.

Më shumë rreth kësaj në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30.

 

Më poshtë programi i detajuar i festivalit:

E premte/e shtunë – 02.09 – 03.09.2022. Ora 9:00 – 13:00 – Një seminar dyditor në kuadër të projektit pilot Foodnected i zhvilluar nga MSJA në partneritet me CZIP, ku pjesëmarrësit e këtij projekti dhe institucionet do të njihen më në detaje me parimet e SlowFood. Ligjëruese janë Sabina Ramoviq me temën “Koncepti i ushqimit të ngadaltë, rëndësia e ruajtjes së varieteteve autoktone” dhe Merisa Çekiq me temën: “Ruajtja e cilësisë dhe traditës në prodhimin e ushqimit”. Ora 17:00 – 21:00: Për të takuar perëndimin e diellit “Dita e tregut në Kriporën e Ulqinit” me mbi 20 ekspozues të produkteve të ndryshme të mrekullueshme, shijeve tradicionale dhe punimeve me imagjinatë. Në Kryporen e Ulqinit ju presin varietetet e Ulqinit.

 

E premte – 09.09.2022. Ora 17:00 – Shëtitja me Monticola dhe njohja me biodiversitetin e Kripores së Ulqinit, me fokus te  zogjët. Do të ketë turne 45-minutëshe, në mënyrë që të gjithë të kënaqen pa prishur qetësinë e miqve tanë me pendë.

 

E shtunë – 10.09.2022. Ora 17:00 – Mbrëmja e donatorëve: Soire për Kryporen e Ulqinit. Kjo pjesë e programit i kushtohet grumbullimit të donacioneve për rehabilitimin dhe dekorimin e dyqanit të suvenireve. Kjo pjesë e programit sponsorizohet nga Ministria e Ekologjisë së bashku me Komunën e Ulqinit dhe MSJA, dhe pjesëmarrja është e mundur vetëm me ftesë dhe donacion. Më shumë informacion së shpejti në faqen tonë në Facebook MSJA – Dr. Shoqata Martin Schneider-Jacoby.

 

E premte – 16.09.2022. ora 19:00, koncerti final – KORI POP KIC

  • 1

    Radio