Sociale Më shumë

Filloi vaksinimi kundër gripit sezonal në Ulqin. Pandemia rrit nevojën e vaksinimit

Prej tvteuta20:01, 2 Nëntor 2020

Mali i Zi , ashtu si shumë vende të globit pritet të përballet më një situatë jo të mire në stinën e dimrit , ku  përveç gripit stinor duhet të vijojë sfidën me pandeminë. Vaksinimi i qytetarëve nga gripi sezonal në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin ka filluar  nga dita e mërkurë   dhe do të zgjasë deri kurë të ketë  të interesuar.

“Kemi fituar  doza të mjaftueshme të vaksinave, dhe sipas nevoje do të furnizohemi përsëri” – shprehet  zëvendës drejtori I Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin ,Nail Rexha.Ai  është I mendimit se këtë vit do të ketë interesim më të madh për të marrë vaksinën pasi është edhe kohë pandemie.

Rexha tha se tani në Shtëpinë e Shëndetit janë siguruar testet e shpejtë që I dedikohen personave që 3,4 ditë kanë shprehur simptoma të virusit Korona,por që numri është I kufizuar.

Kategoritë që duhet të vaksinohen në periudhën e gripave, janë të gjithë personat e moshuar mbi 65 vjeç, si dhe personat me sëmundje kronike.

  • 1

    Radio