Ekonomi

Ekonomi Më shumë

Filloi trajnimi për monitorimin e shpenzimeve nga fondet publike

Prej tvteuta15 May 2019

Agjensioni për zhvillim rajonal – Ulqin Biznes Asociacioni po organizon trajnim 2 – ditorë me temë „Përvojat e buxhetimit participativ“, qëllimi i të cilit është përforcimi i kapaciteteve të përfaqësuesve të shoqërive civile nga Ulqini dhe komunave të tjera në Mal të Zi në lidhje me proceset e buxhetimit dhe monitorimit të konsumit të fondeve publike. Ligjëruese në trajnim është Suzana Jasiq, politologe e diplomuar e cila ka qenë aktive për më shumë se 20 vite në shoqërinë civile dhe proceset demokratike. Ajo për pjesëmarrësit paraqiti përvojat e saja në procesin e parë të buxhetimit participativ në Kroaci.