Sociale Më shumë

Filloi trajnimi për gazetarët e rinj hulumtues. Ligjëruesi i parë ishte Dragoljub Vukoviq

Prej tvteuta16:37, 20 Nëntor 2017

Në kuadër të projektit “Transparencë për llogaridhënie” , zbatuar nga OJQ Mogul me mbështetjen e Bashkimit Evropian, u mbajt seminari i parë me rreth dhjetë gazetarë nga zona e Ulqinit.

Në ligjeratën e parë, gazetari i njohur Dragoljub Dushko Vukoviq përçoi tek të pranishmit njohuritë e tij në fushën e gazetarisë hulumtuese. “Njohuria e treguar nga gazetarët në seminarin e parë është më se e mirë, unë besoj se përmes këtij projekti do të jemi edhe më të informuar rreth temave të hulumtimit që mund të përpunohen dhe që me siguri do të tërheqin vëmendjen e publikut, çka është edhe qëllimi i këtij projekti”, tha Vukoviq për televizionin Teuta.

  • 1

    Radio