Sociale Më shumë

FILLOI SHPËRNDARJA E ABETARES

Prej tvteuta10:36, 3 Shtator 2015

Për sot është paralajmëruar shpërndarja solemne e Abetares mbarëkombëtare në shkollat fillore të Ulqinit.

Ndërkaq, dje të organizuar nga Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi dhe Entit për botimin e teksteve dhe mjeteve mësimore, Abetaret u shpërndanë në Shkollën fillore “Mahmut Lekiq” të Tuzit.Këtë akt solemn e bëri drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për arsimimin e popujve pakicë në Ministrinë e arsimit, Marash Dukaj, dhe drejtoresha e Entit për botimin e teksteve dhe mjeteve mësimore, Zoja Bojanic Lalovic Abetarja Kombëtare do të shpërndahet në të gjitha shkollat në Mal të Zi, në të cilat nxënësit mësojnë në gjuhën shqipe. Gjatë javës ajo do të shpërndahet edhe në Ulqin, Katërkollë,Krajë, Plavë e Guci dhe Rozhajë.Bëhet fjalë për 288 Abetare të cilat i dhuroi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

  • 1

    Radio