Aktuale Më shumë

Filloi seanca per shkarkimin e qeverise. Krivokapiq –“Crnogorski brat”, Abazoviq – “albanski brat”

Prej tvteuta16:15, 4 Shkurt 2022

Në Parlamentin e Malit të Zi sot u mbajt mbledhja e dytë e jashtëzakonshme në të cilën ishte e parashikuar vetëm një pikë e rendit të ditës, shkurtimi i mandatit të deputetëve, që parashihte zgjedhje të jashtëzakonshme, e propozuar nga kryeministri Krivokapiq, por ky rend i ditës nuk fitoi vota të mjaftueshme dhe seanca perfundoi pas pak minutash.

Aktualisht është duke u mbajtur seanca e tretë e jashtëzakonshme mbi shkarkimin e qeverisë aktuale, e cila sipas diskutimeve të deputeteve te pozitës aktuale, nuk ishte qeveri të cilën e kanë pritur edhe pse  vetë e kanë formuar.  Deputetët e Frontit demokratik janë duke e kritikuar ashpër për punën dhe qasjen e kryeministrit Krivokapiq, i cili sipas deputetit Knezheviq nuk është konsultuar me ata të cilet e kanë bërë kryeministër.

Knezheviq poashtu akuzoi qeverinë Krivokapiq-Abazoviq për shmangjen e mundësise që në qeveri te ketë funksioner të Frontit demokratik, vetëm sepse ata i takojnë popullatës serbe, duke e quajtur kryeministrin Krivokapiq –“Crnogorski brat”, ndërsa nenkryetarin Abazoviq – “albanski brat”.

Knezheviq poashtu në diskutim dha edhe detale për të cilat ai dyshon se formimi i qeverisë së ardhshme do te përkrahet dhe afrohet me DPS-in, kundër të cilit edhe u formua pushteti aktual pas zgjedhjeve të 30 gushtit 2020.

  • 1

    Radio