Sociale Më shumë

Filloi regjistrimi në çerdhe. Vende ka mjaftueshëm

Prej tvteuta09:12, 19 Maj 2019

Ministria e arsimit ka hapur me 15 maj regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore. Numri i fëmijëve në Ulqin që regjistrohen në çerdhe rritet dita ditës, çka e tregojnë edhe kapacitet e mbushura në çerdhen “Solidariteti”, konfirmoi për TV Teuta, drejtoresha Vera Kostiq. Ajo shtoi se numri i fëmijëve që mund të regjostrohen nuk është i pakufizuar dhe u bëri thirrje prindërve që ti regjistrojnë sa më herët në mënyrë që grupet të caktohen para fillimit të vitit shkollor. Kushtet e regjistrimin mbesin të njëjta, kurse për prindërit nga Shtoji edhe këtë vit do të mundësohet grupi interaktiv në kuadër të shkollës “Marko Nuculloviq”.

  • 1

    Radio