Aktuale Më shumë

Filloi punishtja treditore për “Green Destination” , mundësi zhvillimi të ofertave turistike në komunen e Ulqinit

Prej tvteuta19:20, 27 Janar 2022

Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike e Ulqinit, në bashkëpunim me OJQ-në MSJA – Dr. Martin Schneider Jacoby Assoc., sot kanë filluar me procesin të zhvillimit, monitorimit dhe krijimit të aktiviteteve të reja të përbashkëta për ta bërë qytetin e Ulqinit dhe destinacionin tonë turistik më shumë të qëndrueshme për qytetarët dhe dhe për mysafirët.

Kjo ambicie është në përputhje me politikat kombëtare dhe evropiane dhe vjen në të njëjtën kohë me mundësinë për të marrë një certifikatë qëndrueshmërie në turizëm në afat të mesëm.

Duke vepruar me rezultate të mira, Ulqini merr mundësinë për të fituar çmime dhe certifikata të njohura globale për turizëm të qëndrueshëm. Në mënyrë të ngjashme me Tivatin, do të punohet së bashku në përputhje me standardet globale të monitorimit dhe zhvillimit, dhe në bashkëpunim me Green Destinations dhe Këshillin Global të Qëndrueshëm të Turizmit (GSTC).

Realizimi i të gjithë procesit kërkon dhe mbështet një bashkëpunim të mirë, komunikim dhe sinergji ndërmjet sektorit publik, ekonomisë, qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile.

Qellimi i ketyre aktivitete është qe Komuna e Ulqinit te jete shum e mire në të gjitha aspektet – duke respektuar parimin e “cilësisë, jo shpejtësisë”.

Më poshtë mund ta ndiqni videon e shkurtër, me njërën prej organizatoreve në punishten e sotit znj.Zenepa Lika.

Ndërsa materialin e plotë mundë ta ndiqni ,në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të Premtën në orën 20:30

  • 1

    Radio