Filloi puna e Parking Shërbimit, 1.100 vedparkime me pagesë
Prej tvteuta14:52, 24 Qershor 2019
Drejtori I Parking Shërbimit Aleksader Jacoviq tha për televizionin Teuta se sot, zyrtarisht filloi nga puna “Parking Shërbimi”.
Ka vijuar për disa ditë me radhë puna provë simuluese e operatorëve Telenor dhe T-Com të cilët kanë konfirmuar se ç’do gjë funksionon si duhet.
Në parkingjet publike në qendër të qytetit, siç tregon elaborati i hartuar, do të jenë rreth 1.100 vendparkime. Fillimisht nuk do të shkohet me masa represive, por edukative, ku do të ju jepen informacionet e duhura qytetarëve për mënyrën e pagesës. Në qytet janë vendosur edhe tabelat udhëzuaese për mënyrën e pagesës.
Në qytet janë të caktuara dy zona, zona e verdhë dhe e kuqe. Sot poashtu është nisur me shpërndarjen e broshurave me udhëzimet e duhura për mënyrën e pagesës së këtij shërbimi të cilat do të vendosën në ç’do autoveturë. Pagesa do të bëhet në dy mënyrë në mënyrë elektronike përmes mesazheve dhe përmes kartelave mbushëse. Personat të cilët do të lidhin kontratë mujore apo vjetore do të kenë të ngjitur kodin në pasqyrën e autoveturës.