Kulturë Më shumë

Filloi edicioni i 27-të i “Kalimerës poetike –Basri Çapriqi”

Prej tvteuta10:26, 30 Korrik 2019

Në ambientet e Qytetit të Vjetër në Ulqin, mbrëmë filloi edicioni i 27-të i “Kalimerës poetike – Basri Çapriqi”. Në natën e parë mysafir ishte poeti dhe studiuesi i njohur i letërsisë Sabri Hamiti nga Kosova, kurse në natën e dytë shkrimtari nga Shqipëris, Visar Zhiti. Në natën e tretë do të bëhet përurimi i antologjisë “Nata e poetëve”, një përzgjedhje nga krjimtaria e poetëve pjesmarrës në “Kalimerën poetike” ndër vite , si dhe do të hapet ekspozita personale e piktorit vendas Bilal Nikeziqi. Të pranishmit patën mundësi të shijojnë edhe pika muzikore nga mjeshtrat Ares Fani dhe Anton Kaftalli, si dhe recitimet e interpretuara nga aktori dhe gazetari Simon Shkreli.

  • 1

    Radio