Filloi dezinfektimi i hapsirave publike më komunën e Ulqinit
Prej tvteuta18:06, 23 Mars 2020

Ekipi komunal për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Ulqinit sollën masa të reja preventive për parandalimin e përhapjes së korona virusit. U bë larja dhe dezinfektimi i tërë territorit e komunës së Ulqinit, duke përfshirë krahas qendrës ehe gjithë pjesët e tjera, si dhe lagjet në Katërkollë. Po ashtu dhe hyrjet në ndërtesat e banimit. Drejtori , NP Veprimtaritë Komunale, Skender Kaleziq, deklaroi për TVTeuta se janë duke u ndërmarrë të gjitha masat preventive për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. U bë poashtu edhe dezinfektimi tregut të gjelbërt i cili do të punojnë me orar të reduktuar nga ora 06-16h.