Aktuale Më shumë

Festivali mbarëkombëtar të vallëve dyshe “Dyshja na bashkon” u mbajt në Ulqin

Prej tvteuta18:32, 27 Dhjetor 2022

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Trojet Tona”   organizuan  më 23 dhjetor në Ulqin , edicionin e radhës të Festivalit mbarëkombëtar të valleve dyshe “Dyshja na bashkon”. Edicioni i parë i këtij festivali është mbajtur në Prishtinë kurse i dyti në Kurbin, Shqipëri.

Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë lirike dhe epike shqiptare, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe më gjërë, kështu thuhet në një njoftim nga AKV “Trojet Tona”.

Vallet masive kanê burimin tek vallet dyshe prej ku edhe ka lindur ideja e krijimit e këtij eventi.

 

Vallet dyshe në përgjithësi janë valle që bëjnë pjesë tek vallet lirike dhe epike, por në veçanti ato ndahen me rajone ku paraqesin edhe kulturat te ndryshme të trevave shqiptare. Trevat shqiptare karkterizohen me numër të madh valleve dyshe dhe në këtë pikë edhe qyteti jonë, Ulqini, ka çka të prezantojë. Këtë pasuri tonë duhet ruajtur nga humbja ose edhe nga tjetersimi.

Festivalit mbarëkombëtar i valleve dyshe “Dyshja na bashkon” vlerësohet si ngjarja e rëndësishme kulturore e cila tërhjek edhe numër të madh të vizitorëve.  Ky është rast i mirë që edhe Ulqini të shndërrohet në qendër dhe vendtakim të ansambleve shqiptare nga rajoni.

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30

  • 1

    Radio