Festivali Folklorik Mbarëkombëtar në Klinë
Prej tvteuta12:09, 9 Qershor 2015
Pas suksesit në FFKGJ 2015, SH.A. Tradita prezantohet denjësisht edhe në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar ,, I këndojmë lirisë” në Klinë-Kosove. SH.A. Tradita në konkurimin e saj u paraqit më këto pika: 1. këngë mas krahu- Naxhije Popi, 2. valle e kënduar ,,nëpër mal nëpër Rumi” kushtuar ,, Luftës së Taraboshit” të vitit 1912-1913., 3. valle burrash 4. Egzona Salaj interpretoj këngën ,, Ti e g’zofsh Kosovë lirinë ” me tekst të Ali Salaj.
Në festival morën pjesë 33 Shoqëri Kulturore, mbi 700 garues nga të gjitha trojet shqiptare. Festivali është i 15-ti më rradhë dhe i kushtohet ditëlindjes së komandantit ,, Mujë Krasniqi”i cili thoshte ,, ,,dëshmorët kanë veç datëlindje”.