Festimet për ditën e Krishtlindjeve ortodokse
Prej tvteuta7 January 2016

Mbrëmë në kuadër të festës së madhe të besimtarëve ortodoks Krishtlindjeve, u bë ndezja e buzmeve në kishën e Shën Vasilit në Darzë, kurse manifestimi kryesor ishte në kishën e Shën Nikollës në Meteriz. Edhe pse ishte kohë e keqe në manifestim u mlodhën me dhjetra besimtarë, kurse festimi tradiciona në qendër të qytetit ishte modest për shkak të shiut. Në mëngjes u mbajt edhe mesha e Krishtlindjeve pas së cilës besimtarët shpërndahen nëpër shtëpi për festim. Me rastin e Krishtlindjeve besimtarët ortodoks i uroi edhe episkopi i kishës ortodokse në Ulqin Radojica Bozhoviq.