Festa e 1 Majit- radhë të gjata ne Muriqan

Prej tvteuta14:11, 30 Prill 2019

 Festa e 1 Majit  ka shtuar dukshëm  fluksin e hyrje-daljeve të njerëzve në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan.

Në këtë   pikë kufitare  nga data 25 prill deri më datën 30 prill kanë qarkulluar  54,798 udhëtarë, në Mal të Zi kanë hyrë 31,935 veta, ndërsa kanë dalë 22,863 .

Po ashtu ka hyrë një numër rekord i automjeteve 7,412, ndërsa  kanë dalë 5,784 automjete, pra gjithsejt hyrje dhe dalje të automjeteve janë 13,196. Sipas të dhënave nga kjo pikë dita e sotme është më e qetë dhe nuk ka lëvizje të mëdha, kurse për nesër dhe pasnesër është paralajmëruar se do të ketë fluks më të madh të pasagjerëve dhe automjeteve.

Përndryshe me 26, 27 dhe 28 prill janë formuar kolona të gjata deri në 3 kilometra, ku është zbatuar kontrolli i përshpejtuar.

  • 1

    Radio