Kulturë Më shumë

FEST XII – Nata finale sonte në Qendrën Kulturore,  ora 19:00

Prej tvteuta16:22, 19 Janar 2018

Fest XII, për herë të parë këtë vit vjen në organizimin e një festivali televiziv. Festivali i këngës për fëmijë organizohet  nga  Qendra Kulturore e Ulqinit , Televizioni Teuta dhe nga Organizata Turistike e Ulqinit, si dhe me mbështetjen e Komunës së Ulqinit. FEST XII  sjell plotë 16 këngë konkuruese , pjesmarrësit janë jo vetëm nga Komuna e Ulqinit por edhe më gjërë, si nga Kosova e Shqipëria.

Këngët konkuruese kan filluar garën tashme përmes paraqitjes së tyre në ekranin e Televizionit Teuta si dhe në kanalin YouTube, ku nga aty do të zgjedhet edhe kënga më e klikuar, e cila është një ndër çmimet e shumta që do të ndahen ne natën finale të 20 janarit. Drejtori i Qendrës Kulturore Astrit Salaj shprehet se kjo risi, prurja e Festivalit si festival televiziv ka rezultuar pozive , gjë e cila është vërejtur edhe në rritjen e numrit të konkurentëve pjesmarrës. Drejtoresha ekzekutive e Televizionit Teuta Ilmira Lika u bënë thirje të gjithve që të jenë prezent në natën finale me qellim qe tu jepet perkrahja dhe te përjetojme  emocionet  nga afer te talenteve të rinjë.

  • 1

    Radio