Aktuale Më shumë

Fenomeni i përsëritjes së zgjedhjeve në Shavnik. Institucionet kanë dështuar

Prej tvteuta18:35, 29 Nëntor 2022

Problemi me zgjedhjet në Shavnik, ku do të përsëritën për të gjashtën herë në dy vendvotime, është përgjegjësi e prokurorisë, u tha në panel diskutimin “Integriteti i listës zgjedhore të Malit të Zi”. Paneli u organizua nga Qendra për Monitorim dhe Kërkim dhe agjencia MINA, si pjesë e një projekti të mbështetur financiarisht nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Votimi në dy vendvotime në Shavnik do të përsëritet të dielën e ardhshme, pasi ishte ndërprerë në gjashtë ciklet e mëparshme zgjedhore, më 23 dhe 30 tetor, si dhe më 6, 13, 20 dhe 27 nëntor. Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Predrag Sekuliq, tha se zgjedhjet lokale në Shavnik janë pasqyrë e vërtetë e punës së qeverisë. Sipas tij, në vitin 2019, PDS-ja ka avokuar që zgjedhjet të mbahen brenda një dite, por nuk kanë pasur mbështetjen e kolegëve të opozitës në atë kohë.

“Përgjegjësia politike nuk është e PDS-së, por e qeverisë aktuale. Jam dakord që prokuroria duhet të reagojë, nëse dikush e pengon procesin zgjedhor”, tha Sekuliq. Deputeti i Demokratëve të Malit të Zi, Momo Koprivica tha se problem janë të ashtuquajturat adresa pa numër, sepse vështirësojnë kontrollin e vendbanimit në terren. Ai tha se një grup i qytetarëve kërkon t’a uzurpojë të drejtën për vetëqeverisje lokale qytetarëve të një qyteti tjetër. “Ne shohim një problem serioz kur bëhet fjalë për listën zgjedhore sepse disa organe të pushtetit shtetëror nuk po e bëjnë punën e tyre. Lista zgjedhore është pasqyrë e mosveprimit të institucioneve të shumta”, vlerësoi Koprivica.

  • 1

    Radio