Femrat duhet të luftojnë për të drejtat e tyre, gjeneratat e reja po e bëjnë një gjë të tillë

Prej tvteuta09:21, 10 Mars 2019

Drejtoresha e Televizionit Teuta Ilmira Lika dhe drejtoresha e SOS telefonit për fëmijë dhe femra të dhunës në Ulqinit  njëherit edhe gazetare Hatixhe Nelaj në nder të shënimit të 8 Marsit ditës së gruas, folën mbi pozitën e femres në shoqëri, mbi rolin e saj në media si dhe mbi dhunën në familje e cila krysisht ushtrohet ndaj femres. Njëzëri pohuan se situata në 10 vitet e fundit është përmirësuar dukshëm sa i përket emancipimit të femras por nga ana tjetër ajo akoma vazhdon të mos jetë zë i fortë duke mos pasur shumë hapsirë ne postet vendimamrrëse. Raste të dhunës muajve të fundit në komunën e Ulqinit kanë qënë shumë të mëdha tha Nelaj. Lika nga ana tjetër u shpreh se rastet e dhunimit ndodhë që edhe bëhen publike në media megjithatë më të shumta janë ratste kur femra ka frikë ta bëjë publike një gjë të tillë. Gjeneratat e reja janë një shpresë për ndryshim, u shprehen në fund të bisedës.

  • 1

    Radio