Aktuale Më shumë

Felten: Zgjidhja e krizës, në duar të politikanëve

Prej tvteuta09:19, 25 Nëntor 2022

Askush përveç aktorëve politikë nuk mund ta zgjidhë krizën politike dhe institucionale në të cilën  Mali i Zi ndodhet për një kohë të gjatë, tha ambasadori gjerman në Mal të Zi, Peter Felten.

“Prandaj kemi pritshmëri që palët të arrijnë marrëveshje dhe të gjejnë zgjidhje për këtë situatë, sepse Kushtetuta e Malit të Zi nuk parashikon udhëzime të qarta për daljen nga kriza”, tha ambasadori gjerman, duke shtuar se është edhe detyrë e politikanëve që ta bëjnë Gjykatën Kushtetuese funksionale duke zgjedhur gjyqtarët.

Felten thotë se edhe në këtë çështje çdo deputet duhet të mbajë përgjegjësi individuale, sepse e ka obligim ndaj qytetarëve.

  • 1

    Radio