Sociale Më shumë

Fejziq: Në veri po hapen shkolla ilegale fetare

Prej tvteuta10:08, 10 Shkurt 2017

Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi Rifat Fejziq, tha se hapja e medreseve në Rozhajë, dhe paraleleve fetare në shkollat e mesme nga Bashkësia Islame e Serbisë, në sfond nuk ka asnjë arsye të mirë. Ai u bëri thirrje organeve përkatëse shtetërore për të shqyrtuar hapjen e departamenteve të tilla në veri të Malit të Zi. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit kumton se vetëm medreseja në Tuz ka “programin e vlefshëm arsimor.” Nga ana tjetër, Fejziq rikujton se në Rozhajë është hapur një medrese, si dhe një paralele në shkollë të mesme.

“Por ka edhe kopshte dhe disa kurse të quajtur shkolla të Kuranit, të cilat janë hapur nga Bashkësia Islame e Serbisë në lokalet me qira dhe  sigurisht jo me qëllime të mira”, tha Fejziq. Ai tha se çështja e hapjes së një shkolle “e Kuranit” në veri të vendit tonë, nga Bashkësia Islame e një vendi tjetër, në këtë rast Serbia, “diçka që është jashtë rrezes së veprimit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi”, dhe se me këtë duhet të merren organet kompetenete shtetërore.

  • 1

    Radio