Federata nis masa disiplinore për shkak të flamurit kombëtar
Prej tvteuta17 May 2017
Komisioni për gara pranë Federatës malazeze të futbollit do të nis procedurat disiplinore kundër ekipit të futbollit Otrant Olimpik nga Ulqini për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes së javës së fundit kundër Ibrit nga Rozhaja. Sipas këtij komisioni, me organizim të dobët cilësohet valvitja e flamurit kombëtar shqiptar në tribunat e stadiumit nga një grup tifozësh vendas, çka është raportuar edhe nga delegati i ndeshjes. Otrant-Olimpik ka qenë edhe më herët i dënuar për shkaqe të tjera administrative por jo për shkak të flamurit, prandaj edhe nuk dihet se cilat mund të jenë masat ndëshkuese në këtë rast.