Aktuale Më shumë

Fed Cup: Sot ndeshjet finale

Prej tvteuta10:22, 16 Prill 2016

Sot është dita e fundit e turneut të tenisit Fed Cup, i cili po zhvillohet në Ulqin. Në ndeshjet finale të cilat luhen sot, dy skuadra do të kualifikohen për më tej. Norvegjia do të luajë kundër Maqedonisë, kurse Luksemburgu do të ndeshet me Moldavinë.

Në ndeshjet e djeshme në grupe të cilat nuk ndikuan në rënditjen përfundimtare, Maqedonia fitoi 3 me 0 me Islandën, Irlanda mundi Armeninë 2 me 1,  Mali i Zi fitoi ndaj Marokos po me rezultatin 2 me 1, kurse Kosova arriti fitoren e parë ndaj Mozambikut me rezultatin 3 me 0.

  • 1

    Radio