Fed Cup: Sot ndeshja Mali i Zi-Norvegji
Prej tvteuta13:19, 19 Prill 2019

Në klubin e tenisit Bellevue përfundoj edhe dita dyte e turneut më prestigjioz për femra Fed Cup 2019.
Ekipi I Norvegjis I cili edhe është njëri prej favoritëve kryesorë i turneut mundi ekipin e Armenis me 3:0.
Egjipti mposhti ekipin e Kenisë 3:0, kurse ndeshja më interesante e ditës u zhvillua në mes Irlandës dhe Marocos e cila përfundoj 2:1 në të mirë të Irlandezeve.
Sot me 19.04.2019, pritet ndeshja me interesante e turneut, ndërmjet nikoqirëve, Malit të Zi dhe Norvegjisë , e cila do ta përcaktoj finalistin e parë të turneut.
Ndeshjet tjera Egjipti vs Maroco dhe Irlanda vs Kenia.
Ndeshjet fillojne në ora 10:00
Klubi i tenisit Bellevue- Ulqin