Aktuale Më shumë

FD: PDS po rikthehet në pushtet. Kallëzim penal ndaj Ibrahimoviq nëse thërret seancën

Prej tvteuta18:32, 8 Mars 2022

Një nga drejtuesit e Frontit Demokratik (DF), Andrija Mandi1, tha se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) po rikthehet në skenën politike dhe në qeverinë e ardhëshme do të ketë rolin kryesor, edhe pse me 30 gusht të vitit 2020, qytetarët vendosën që ajo të kalojë në opozitë.

Ai në konferencën për media tha se KQ i Partisë Socialiste Popullore (SNP) në mënyrë mashtruese vendosi për të marrë pjesë në qeveri me PDS dhe i bëri thirrje udhëheqësit të saj Vladimir Jokoviq që t’i kthejnë mandatet e tyre koalicionit “Për të Ardhmen e Malit të Zi “. Ai theksoi se do të ngrejë kallëzim penal ndaj nënkryetarit të Kuvendit, Ervin Ibrahimoviq, nëse cakton seancën e Kuvendit.

Kreu i LPN Nebojsha Medojeviq, tha se në këtë moment, “shteti i vogël, i ndarë, e i grabitur i Malit të Zi” duhet të mendojë më seriozisht për lëvizjet që po bën dhe se ku po çon ideja për të formuar një qeveri të pakicës. Ai theksoi se disa mendojnë se qeveria mund të formohet përmes korrupsionit dhe se FD është gati për zgjedhje. Medojeviq tha se çdo votë në zgjedhjet në Berane për PSP dhe “Berane Sad” është votë për Millo Gjukanoviqin.

  • 1

    Radio