Aktuale Më shumë

FD nuk do të përkrah kandidat jopartiak

Prej tvteuta18:26, 24 Janar 2023

Kreu i Klubit Parlamentar të Frontit Demokratik, Sllaven Radunoviq, tha për televizionin Adria se nuk janë duke e shqyrtuar opsionin e një kandidati jopartiak për president, duke shtuar se lideri i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiq, është  kandidat potencial në zgjedhjet e 19 marsit.

“Nuk kemi vendosur ende të shpallim emrin e kandidatit. Mandiq është padyshim një kandidat potencial. Megjithatë, shumë varet nga kandidatët e tjerë, kush do të marrë pjesë në zgjedhje dhe në çfarë mënyre. Në përgjithësi, kandidati do të jetë dikush nga lidershipi më i i ngushtë i FD-së, theksoi Radunoviq.

Ai hodhi poshët çdo mundësi që ky grupim politik etë përkrah ndonjë kandidat jopartiak. “Mendoj se ai variant u zhduk në momentin kur nuk u formua Qeveria e 44-të. Nuk shoh që dikush të tregojë vullnet për një gjë të tillë dhe realisht nuk do të pranojmë një kandidat jopartiak, por do të shkojmë me kandidatin tonë.”, tha Radunoviq.

Partitë ose grupet e qytetarëve mund t’i propozojnë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve kandidatë për president jo më vonë se 20 ditë para ditës së zgjedhjeve. Në këtë rast është data 28 shkurt. Pas kësaj, KSHZ-ja e përcakton listën e kandidatëve brenda 48 orëve. Këtë e parasheh Ligji për Zgjedhjen e Presidentit.

  • 1

    Radio